-640-0-2024-04-15t111411z-1073728172-rc2y57apx18e-rtrmadp-3-israel-palestinians-iran-airlines-slide-5143bd0fdddb6064fdbc7350265ce3d7cfbb39e7-s1100-c50-675x450-1713508137

Shtetet Bashkuara të Amerikës u informuan për planet e Izraelit për të goditur, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të paidentifikuar disa media amerikane.

Si NBC ashtu edhe CNN kanë raportuar zyrtarë të paidentifikuar duke thënë se Izraeli i dha Washingtonit paralajmërim paraprak.

“Ne nuk e miratuam përgjigjen,” citoi CNN një zyrtar.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë dhënë ende ndonjë koment mbi sulmin e raportuar, për të cilin Irani thotë se përbënte vetëm disa dronë. Irani nga ana tjetër ka hedhur poshtë raportet për një sulm raketor.  Një zyrtar i Teheranit është shprehur se  “lajmet e mediave amerikane nuk janë të vërteta”