Frigoriferi është një ndër pajisjet më të përdorura në kuzhinë. Kështu ka më shumë shanse që të mbledhë më shumë papastërti. Nuk numërohet sa herë hapet dhe mbyllet gjatë gjithë ditës. Ushqime të lëna në gjysmë, ndonjëherë të skaduara, shpesh edhe ndonjë gjellë e derdhur. Është shumë e rëndësishme që frigoriferi të jetë akull i pastër. Këshillohet që për çdo ditë, të kaloni një leckë për të hequr të gjitha papastërtitë. Nëse nuk keni kohë t’i lëvizni të gjitha produktet që ndodhen brenda, atëherë në hapësirat boshe mundohuni të pastroni me një pecetë me ujë dhe pa detergjent.
Të paktën një herë në javë, por këshillohet edhe më shumë, ju duhet t’i nxirrni të gjitha ushqimet nga frigoriferi dhe pajisjet që mbajnë produktet t’i pastroni me ujë të nxehtë dhe detergjent. Kështu do të zhdukni të gjitha papastërtitë dhe mikrobet.
Pjesa e jashtme e frigoriferit duhet të pastrohet minimalisht çdo dy ditë. Sa më shumë që shenjat e gishtave, apo yndyra të qëndrojë në derë aq më të vështirë do ta keni ta pastroni.
Të paktën një herë në muaj duhet ta tërhiqni atë nga vendi. Do të habiteni kur të shikoni se sa papastërti është mbledhur poshtë tij.
Nuk duhet të harroni kurrë ushqimet e hapura apo datën e skadencës për produktet që vendosni në frigorifer. Dezinfektojeni shpesh herë me uthull ose lini një gotë të mbushur deri në gjysmë me uthull gjatë gjithë kohës.