Pak muaj më parë, Armina dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë me dasmë.
Moderatorja është pyetur shpesh për marrëdhënien me ish kryeministrin ndërsa vetë Sali Berisha ka zbuluar se ka marrëdhënie shumë të mirë me nusen e djalit.
“Më thërret Doktor. Ndërkohë jemi kolegë në TikTok dhe në Instagram. Përqendrimi im ka qenë Facebook sepse e kam pasur edhe si ditar politik”, tha Berisha në Klanifornia.
Sa i përket marrëdhënies me fëmijët, Berisha zgjodhi të mos bëjë një diferencim mes tyre.
Gilbert Fevziu: Kë do më shumë nga fëmijët, Argitën apo Shkëlzenin?
Sali Berisha: Lilin!
Gilbert Fevziu: Lilin?
Sali Berisha: Lilin dua më shumë.
Gilbert Fevziu: E kisha fjalën për fëmijët.
Sali Berisha: Lilin!