Moderatorja Arbana Osmani ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku këta të fundit i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.
Njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka qenë e vështirë të ishe adoleshente në kohën e saj. Arbana ka treguar se nuk ka qenë e vështirë, por tani është e shqetësuar për fëmijët e saj që do të rriten në periudhën e rrjeteve sociale dhe bullizmit online.
“Jo, jo vërtet. Jam shumë më e shqetësuar për fëmijët e mi që do të jetojnë vitet e tyre të adoleshencës në medidat sociale dhe bullizmin online. Jam e tmerruar nga ajo”, është përgjigjur moderatorja.