Luiz Ejlli vijon të jetë në qendër të vëmendjes, pikërisht prej historisë së sëmundjes të thënë nga ai ditë më parë.
Këngëtari i njohur, pjesë e Big Brother VIP u detyrua të kryente analiza, të cilat pasqyruan se gëzonte shëndet të plotë.
Situata në këtë reality shoë është trazuar ndjeshëm me akuza dhe kundër akuza për Luizin. Ai është në nominim dhe mund të rrezikojë daljen nga Big Brother-i, bashkë me Kiara Titon, moderatoren që i ka shprehur publikisht pëlqimin.
Në një bisedë të bërë me tenorin Armaldo, Luizi bëri një kërkesë për të gjithë fansat e tij. Ai kërkoi që votat e dedikuara për të nga mbështetësit, t’i ndajnë dhe me Kiarën.
“Arbana ka thënë që nga një telefon mund të votosh 3 herë. Unë kërkoj nga gjithë fansat e mi, që 2 vota të mi japin mua dhe 1 Kiarës. Them 2 për vete sepse unë jam më i rrezikuari. Nuk mund të qëndroj këtu nëse del Kiara. Si do të rrija pa atë që dua brenda?”, ishte kërkesa e Luizit për fansat gjatë kohës që bisedonte me Armaldon dhe Diola Dostin.