![70954EB5-7859-48DF-B55A-6A29B4CA9471](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/10/70954EB5-7859-48DF-B55A-6A29B4CA9471.jpeg)
Seher tashmë është gati të njohë më shumë Jamanin dhe veten e saj. Ata shkojnë bashkë në terapi dhe doktori i jep një detyrë të re. Jaman dhe Seher duhet të bëjnë një lojë dhe kjo detyrë nis t’i bashkojë edhe më shumë. Jaman i jep Seherit simbolin e dashurisë së tyre dhe ajo habitet pasi nuk e kupton çfarë është. Ai i shpreh dashurinë dhe i thotë se prej saj ka kuptuar se çfarë është dashuria e përjetshme.