Getinjos i ka ardhur në majë të hundës nga komentet negative që qarkullojnë në rrjete sociale. Për këtë arsye ai iu ka kërkuar fansave që kur të publikojnë diçka për të, më mirë të mos i lejojnë komentet.
Reperi ka treguar se ka lexuar fjalë shumë të rënda për të dhe për familjen dhe këtë nuk mund ta tolerojë dot.
“Ju kisha lut krejt juve që i merrni intervistat e mia ose ndonjë postim timin edhe e postoni nëpër TikTok, ju lutem ndaloni komentet se janë çuar peshë me fjalë të rënda e me ofendime në familje. Zoti ju ruajt. Unë s’jam kategori e këtij lloji. Respekte”, ka shkruar ai.