Aktori Julian Deda, duket se ka vazhduar luftën e nisur me Ermal Mamaqin, që prej kohës që ishte pjesë e Big Brother. Në një video që ka publikuar në Tiktok, Juli ka ironizuar me personazhet që sipas tij bëjnë rolin e mentorit në rrjetet sociale, dhe bëjnë video motivuese.
“Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë”, shprehet mes të tjerave Juli.
Kjo video e tij, është konsideruar menjëherë në rrjet si një thumb për Ermal Mamaqin, i cili prej kohësh ka hequr dorë ngë ekrani dhe mban trajnime e konferenca për zhvillimin personal. Aktori është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan video motivuese e këshilluese për ndjekësit e tij.
Mes të tjerave, Juli shprehet se këto trajnime, funksionojnë si sekte, me qëllim që njerëzit të marrin mijëra euro e dollar prej tyre.
Ndër të tjera, aktori ka këshilluar ndjekësit e tij të kenë kujdes, pasi janë vetë mjeshtra të jetës së tyre.
“Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve, i mbytët njerëzit, i rropët nga lekët dhe i çmendet, i keni bërë me depresion. Ca është kjo punë mo?! Kujdes nga këta se janë bërë shumë, mos i jepni lek këtyre. Përdorini lekët për mirë, larg lavazheve të trurit, jeni mjeshtra vet”, përfundon aktori.