Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit duke u futur live në Facebook-un e tij. Pasi hodhi akuza ndaj drejtueses së seancës që nuk po i jep fjalën opozitës, Berisha ironizoi ministrin Ulsi Manja duke i thënë se është bërë “famoz”.
Berisha iu drejtua ministrit Ulsi Manja duke e quajtur binjak të Spiropalit dhe që nuk bën asgjë për të mbrojtur Skavicën.
Berisha: Ulsi je bërë famoz, jeni sistemuar të gjithë në punë, vetëm dy veta kanë ngelur në katundin tënd pa punësuar, ndaj bën body guardin e Ramës. Të ka sjellë këtu si binjak të Spiropalit, provoje ti Skavicën, do e hapni parlamentin apo do vazhdojmë të gjithë ditën në Facebook, pa limit?