“Ju falimentoj si SUDJA për 24 orë!” Pse u bë Banka Kombëtare Tregtare ( BKT ) objektiv i Ilir Metës, ç’ndodhi dje në Tiranë dhe çfarë fshihet pas akuzave

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri akuza të forta ndaj një banke duke e kërcënuar atë se e falimentonte brenda 24 orëve nësë vijonte me paligjshmëritë duke penguar aktivitetin ekonomik të kësaj partie.

Bëhet fjalë për Bankën Kombëtare Tregtare, e cila sipas Metës “ka një drejtoreshë në njërën prej pikave të saj që nuk e njeh Metën si Presidenti të Partisë së Lirisë duke bllokuar kalimin e pagave”.

Meta tha se drejtoresha në fjalë kishte vepruar me urdhrin e të tjerëve, ndërkohë që më pas publikoi edhe një komunikim mes tij dhe drejtuesve të tjerë të bankës, të cilët sipas tij i kërkuan falje për çfarë kishte ndodhur.

Meta theksoi se Bankën në fjalë kishte qenë ai që e privatizoi kur ishte Kryeministër. Theksojmë se BKT u privatizua në vitin 2000 dhe Meta i referohet pikërisht asaj periudhe.

“Ju falimentoj si SUDJA për 24 orë!” Pse Banka Kombëtare Tregtare ( BKT ) u bë objektiv i Ilir Metës, ç’ndodhi dje në Tiranë dhe çfarë fshihet pas akuzave
“Ju falimentoj si SUDJA për 24 orë!” Pse Banka Kombëtare Tregtare ( BKT ) u bë objektiv i Ilir Metës, ç’ndodhi dje në Tiranë dhe çfarë fshihet pas akuzave

Meta tha se nuk donte të jepte më detaje në lidhje me çfarë ndodhi pasi po të donte e falimentonte bankën për 24 orë duke ibërë thirrje qytetarëve që të tërhiqnin depozitat.

Kjo është një deklaratë e fortë e një ish-shtetari në lidhje me sistemin bankar në vend, ndërsa duket i nëvojshëm një sqarim edhe nga BKT për të qartësuar qytetarët mbi çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

VIDEO

Çfarë tha Ilir Meta

“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot, është se çuditërisht prej një kohe të caktuar kishim probleme me organizimin ne këtu!

Se e kam problem të madhë që Ilir Meta të merret me probleme të vogëla, mos të dal në popull, mos të shkoj në Tropojë,të mos shkoj në Fier, të mos shkoj në Roskovec, mos të shkoj në Berat, etj.

Si gjithë shqiptarët etj., po të merret me vogëlsira, me gjëra Ilir Metës, për pozicionin që ka, edhe për atë votë besim që ka.

Më e fundit ishte, që prej disa kohësh kishte probleme për të paguar pagat e punonjësve që punojnë në selinë e PL. Dhe përfundimisht, unë autorizova një person të caktuar, zotin Ponari, që të bëj këto veprime, dhe si një njohës i këtyre fushave.

Dhe ai shkon tek një bankë, paraqit autorizimi, vulën, ata sillen korrekt.

Vete tek banka tjetër sot në mëngjes, i përgjigjet zonja tek sporteli në një mënyrë korrekte, kur mbi këtë zonjë, del një super zonjë. Dhe I thotë, çfarë je ti?

Unë jam përfaqësues i PL. me vulë me këto, për të bërë të gjitha veprimet në emër të PL. për shkak të llogarive, që ka kjo parti me bankën tuaj.

Çfarë je ti I thotë ajo, këtu duhet të vijë Presidenti i Partisë së Lirisë! Jo duhet të vijë Presidenti, por duhet të vijë pasi të shkojë në gjykatë.

E pasi keni bërë ndryshime në status, ajo e dinte që kishim bërë ndryshime në status, ishte shumë e informuar. Pasi të shkojë në gjykatë, pasi të marrë vërtetim që është Presidenti I Partisë së Lirisë, të shkojë dhe tek noteri, bile dhe Lundër, kanë arkiva, pastaj të vijë ai këtu.

Petriti u tregua tropojan shumë tolerant. Mirë bëri, e përgëzoj për përmbajtjen. Erdhi, dhe më tha mua, vajta atje, dhe më tha të vij Presidenti i PL. për llogaritë e partisë me vulën e partisë, etj.

Ok!

Se nuk dua të them emrin e bankës, së nuk jam njeri i papërgjegjshëm, se mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë. Duke I bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të tërheqin kursimet, çfarë kanë investime nga ajo bankë, dhe çdo bankë.

Ta falimentoj më keq se Suden, por nuk jam i papërgjegjshëm.

Gjej numrin se se kisha numrin, dhe e mora. O si je zoti President, kënaqësi e madhe, pas kaq kohe të gjatë dëgjohemi. Ti e di që jam President i Partisë së Lirisë, i thashë? Po tha e di!

Po si nuk ke një drejtoreshë atje, që nuk e di që unë jam President i Partisë së Lirisë?

Se di tha! Po se kërkon ajo që të vij unë për të qenë tek banka, për të firmosur, për të paguar pagat e punonjësve të PL., e kështu me radhë.

Më vjen keq tha, si mund të vish ti këtu, ç’punë ke ti këtu?

Jo thashë, ajo ka kërkuar kështu, unë jam gati nesër, meqë je në Tiranë, më thuaj të vij me gjithë personin që kam unë të autorizuar të takohemi, të vij dhe ajo.

Dhe kjo nuk na ka ndodhur me bankë tjetër. Bankën e këtyre e kam privatizuar unë, kur kam qenë Kryeministër, në mënyrën më transparente, më të ndershme.

Jo më tha mua, kjo është një gjë e çuditshme, nuk po kuptoj çfarë po ndodh. Jo vetëm kaq, por ajo punonjësja juaj I ka thënë, që Presidenti duhet të shkojë në Lundër.

Shkoj dhe në Lundër i thashë, nuk e kam problem. Po kjo I thashë, nuk është normale.

Ai pas 2-3 orësh me thënë të drejtën, dërgoi një përgjigje, mesazh. Më vjen keq për incidentin që ka ndodhur, personi që ju keni autorizuar në çdo kohë, nga ora 10.30 nesër, është I mirëpritur që ti zgjidhim këto probleme.

Unë jam I detyruar të ju a them juve, të ju a them të gjithëve.

Pa ekspozuar bankën, se nuk dua të dëmtoj asnjë bankë në Shqipëri. Sigurisht, nëse drejtori do të mbante qëndrim tjetër, unë do ti bëja thirrje të gjithë shqiptarëve të largoni kursimet e tyre, investimet e tyre nga kjo lloj banke.

Se është bankë, që o ka falimentuar, se përderisa nuk I përgjigjet PL. për llogaritë që ka PL. atje, si do I përgjigjet qytetarit të zakonshëm”. /Gazeta Jonë