Dashi
Këtë të mërkurë 15 ju pret një ditë mjaft e veçantë. Mundohuni të mos merrni vendime të nxituara. Në punë gjërat do të qetësohen, por gjatë fundjavës.
Demi
Ka raste kur duhet të përpiqeni të mendoni vetëm për veten, kjo ditë e mërkurë është një prej tyre.
Binjakët
E mërkurë që po lëmë pas ishte një ditë e veçantë, përpiquni të mos i humbni ato energji. Mos e humbni fokusin edhe në punë.
Gaforrja
Ndonjëherë izoloheni nga të tjerët pa asnjë arsye të vërtetë, ndoshta këtë të mërkurë mund ta kuptoni pse. Mos mendoni kaq shumë për punën.
Luani
Partneri/ja juaj po afrohet më shumë dhe ju jeni pak i shqetësuar. Lërini gjërat të rrjedhin. Në punë do të keni një koleg të ri.
Virgjëresha
Këtë të mërkurë është dita e duhur për të surprizuar dikë me diçka vërtet të rëndësishme. Mundohuni të flisni me shefin tuaj.
Peshorja
Edhe nëse nuk keni dëgjuar për një person prej një farë kohe, duhet t’i shkruani. Kolegët tuaj në punë, do t’ju dëgjojnë.
Akrepi
Luftoni për qëllimet tuaja, por mos harroni edhe njerëzit përreth jush. Ata janë shumëçka për ju.
Shigjetari
Kjo e mërkurë 15 është një ditë e bukur. Mos e prishni duke kërkuar një pretekst për të debatuar.
Bricjapi
Mund të ketë diskutime, por mos i jepni rëndësi. Puna do të jetë pak e rënduar.
Ujori
Merrni pak kohë për veten tuaj dhe përpiquni të bëni atë që ju mundon të çoni përpara. Puna do t’ju japë kënaqësi të madhe.
Peshqit
Mos e humbni fokusin, pothuajse jeni aty ku synoni. Besoni në vetvete.