Juliana Pasha është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Pasionin për muzikën ajo nuk e ka lënë asnjëherë pas dore, dhe është ndër të paktat këngëtare që nuk i ndahet kendimit live.

Ditën e djeshme teksa këndonte për publikun e saj ajo ka përfituar nga rasti për të surprizuar bashkëshortin e saj në skenë duke i kthyer të njëjtën surprizë që ai vendosi ti bënte asaj me rastin e ditëlindjes.

Juliana Pasha zgjodhi ti këndonte dashurisë së jetës së saj këngën “Diamant” me  rastin e ditëlindjes së tij të cilën ajo shprehet se është dashuruar menjëherë pasi e ka dëgjuar, pasi ky tekst i dukej se ishte shkruar për të dhe Altinin, kjo kënge e cila e jo vetëm i dhuroi çmimin e tretë në “Këngën Magjike” por i dhuroi asaj një këngë simbol për dashurinë e saj.

Këto momente këngëtarja nuk ka nguruar ti postojë dhe në profilin e saj të Instagramit duke shkruar:

“Asnjehere nuk jemi stepur per ta treguar hapur dhe pa komplekse dashurine dhe pasionin per njeri-tjetrin.Mbreme nuk di kush lotoi me shume por di qe ne fund te kenges ne te dy kullonim.Duhen nganjehere edhe keto momente”.

Nga ana tjetër nuk kanë munguar as urimet e miqve dhe fansave në komente.