Ditën e djeshme përfundoi nën pranga me urdhër të SPAK ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, e bashkë me të përfundoi në qeli edhe një i dytë, ndërsa është identifikuar personi i tretë i shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për Altin Hajrin, emër i njohur i botës së krimit në Shijak.
Hajri së bashku me Ahmet Mashën kanë ndërhyrë për Cyrbjan që të shkojë i 3 në listën për deputet në 2021, dhe bisedat në SkyECC zhvillohen që Çyrbja të jetë në listën e sigurt për deputet.
Hajri është në kërkim prej 4 vitesh për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës.
Cyrbja dyshohet se i ka dhënë ndihmë Hajrit gjatë kohës në arrati.