Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale Arbana Osmani u shpreh se juria e “Dancing With the Stars” e acaron pasi sipas saj kapen me gjëra koti. Megjithatë moderatorja sqaroi se ajo nuk merr vesh nga kërcimi dhe i pëlqejnë të gjithë konkurrentët.
“Realisht, po i shihja dhe mbrëmë dhe unë si një njëri që s’di të kërcejë fare mahnitem nga ata. Madje ajo juria herë pas herë më bën nervoze se them si ka mundësi që nuk iu pëlqeuuu. Gjejnë bishta për disa gjëra kot. Ata konkurrentët bëjnë çudira. Mos më pyesni mua. Se mua si kërcimtarë më pëlqejnë të gjithë. Pa përjashtim”, tha Arbana.
Deklaratës së saj i është përgjigjur së fundmi Dalina Buzi në “Goca dhe Gra”. “Arbana nuk e kishte thënë me të keq. Kishte thënë që ngaqë nuk marr vesh nga kërcimi dhe të gjithë më duken të jashtëzakonshëm, nxehem me jurinë. Po tani dikush duhet të fitojë”, ka thënë ajo.