![-640-0-bajrat-1694436153](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/09/640-0-bajrat-1694436153.png)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka anuluar emërimin e Elisa Spiropalit si ministre e Jashtme, pas nxjerrjes së një video të saj ku, sipas tij, shihet duke bërë mbledhje me bandat e Bajrave dhe Pëllumb Gjokës, i arrestuar për lidhje me grupe kriminale.
Berisha u shpreh se kreu i qeverisë, Rama anuloi vendimin e tij në moment të fundit.
Ai theksoi se “Spiropali nxinte në Asamble, iu bënë pluhur ëndrrat për tu bërë Ministre e Jashtme nga një video që qarkullon me Bajrat”.
“Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin, largohet Olta Xhaçka pasi bëri investitor strategjik burrin iu vërsul pronave të ushtrisë.
Spiropali bënte mbledhje me grupin e Bajrave dhe Pëllumb Gjokën, e bandat e tjera të Shkodrës në një hotel kjo detyroi Ramën të anulonte emërimin e saj. Sapo të më bjerë në dorë video do ta publikoj. Kur e pa si nxinte Eliza në Asamble, ajo ra në sy nga të gjithë, iu bënë pluhur ëndrrat për tu bërë Ministre e Jashtme nga një video që qarkullon me Bajrat”, tha ish-kryeministri.