Plagosje në Mitrovicë. Një person ka sulmuar me thikë një tjetër. Më pas, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë dhe një granatë dore.
“Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe ther me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet” njofton policia.