Tërmeti shkatërrues i mëngjesit të sotëm në Turqi ka bërë që sytë e të gjithë botës të kthehen drejt saj dhe Sirisë veri-perëndimore.
Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën, ndërkohë mbi 2000 persona kanë humbur jetën si dhe mbi 9000 mijë të tjerët janë të plagosur.
Së fundmi, parukieri Sezeri, ka rrëfyer mes lotësh se familja e tij ndodhej në Dijarbakër, qytetin e prekur nga tërmeti. Fatmirësisht familjarët e tij janë mirë, ndërkohë ka treguar se 5 shokët e tij kanë mbetur të vdekur nga ky tërmet.
“Është vendlindja ime aty. Dijarbakër quhet. Aty ka ndodhur dhe krejt familjen aty e kam, aty jetojnë. Që prej mëngjesit e deri tani jam në telefon duke folur me familjen, me tezen, me dajën me nënën, me të gjithë atje, kam edhe shoqërinë, krejt kushërirat. Aty ka ndodhur te vendlindja ime dhe krejt kushërirat, mamin, babin të gjithë aty i kam. Për momentin, që në mëngjes që kam folur unë me familjen akoma vazhdon tërmeti dhe nuk ndalon asnjë moment. Tronditjet vazhdojnë akoma më shumë. Deri tani kanë ndodhur mbi 1500 vdekje.
Kanë qenë në qytet por në kohën që është bërë kanë ikur në fshat dhe Dijarbakër tani është bosh sepse krejt kanë ikur në fshatra, aty rrinë ku janë më të sigurt se kanë shtëpi private. Si atëherë kur ndodhi në Shqipëri që nga Tirana ikëm në jug, aty është njësoj tani, sa më larg nga qyteti. Doja që të tregoj një histori tjetër. Shokët e mi ishin 5 vetë dhe kanë qenë në makinë. Në orën që ndodhi tërmeti, në 8 të mëngjesit kanë qenë në makinë 5 veta. Kanë ikur në shtëpi dhe kanë thënë që të ndalojë tërmeti e pastaj shkojmë në shtëpi. Duke pritur në makinë, pallati prishet dhe bie mbi makinë dhe 5 veta nga shoqëria jonë kanë vdekur”, rrëfeu ai për emisionin “Rudina”.