Autorja e programit të njohur “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur rreth konceptit të dashurisë.
Si asnjëherë më parë, Olsa ka zbuluar se ka pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë. Ajo ka shtuar se ka qenë një dashuri e madhe që e ka bërë të lumtur, por që distanca, rrethanat kanë bërë që të përfundojë.
Pjesë nga intervista:
Çfarë është dashuria për Olsën?
“Për mua është lumturi, është një dhuratë që na vjen nga jeta, natyra dhe zoti. Kushdo që dashuron ndjen copëza lumturie, nëse ti je i zoti ta kultivosh këtë dashuri, do të jesh më i lumtur. Unë jam shumë besnike në dashuri, njerëzit që më njohin nga larg më shohin paksa të ashpër, në punë jam ashtu se përpiqem të ruaj një lloj strukture, por jam besnike nëse dashuroj. Unë dashurinë e bazoj edhe në respekt, nëse unë të dashuroj, të respektoj dhe duhet të më respektosh shumë. Janë dy elemente kryesore që do ta rrisin këtë lloj marrëdhënie. Ulu dhe reflekto për dashuritë që ke humbur. Kur kupton që nuk ka pasur besnikëri dhe respekt, me siguri këto gjëra e kanë degraduar marrëdhënien. Dashuria është si ti e ndjen. Unë kam pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë, një dashuri shumë e madhe që më ka bërë të lumtur por që distanca, rrethanat kanë bërë që të degradojë jo të rritet. Duhet ta përjetosh dashurinë, duhet të ndash me partnerin të gjithë momentet, hallet, problemet.
“Kam pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë”,
Si dashurojnë të rinjtë sot sipas Olsës?
Janë më sipërfaqësore tani, në kohën e adoleshencës time dashurohej ndryshe, më me ndjenjë, nuk shihej sa kishe dhe mendoj që dashuria në atë kohë ishtë më e vërtetë, zgjaste më shumë. Lidhjet e para që krijoheshin atëhere kanë përfunduar në martesë, ose kanë zgjatur shumë. Sot lidhjet e para janë eksperimentale, janë sa për të krijuar atë raportin seksual, të heqësh kuriozitetin se çfarë është të bësh seks.
Çfarë mendon Olsa për dashuritë toksike?
Nëse është një dashuri toksike, lëre. Nëse është toksike, nuk është dashuri. Unë nuk e toleroj këtë marrëdhënie sepse vetëm të shqetëson, është një energji e harxhuar kot dhe ti dëmton ndjenjat e tua dhe sigurisht ke pasoja për marrëdhëniet e tjera që do të krijosh.