Aktori, Tani pjesë BBVIP ka ndarë një moment të trisht brenda shtëpisë. Ai tregoi se para dhjetë vitesh ka pësuar një aksident, i cili rezultoi me fund tragjik për familjarët e tij.
Më tej u shpreh se 10 vite më parë mbeti jetim, pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident rrugor, ku ai shofer.
Ai shtoi se e ka të vështirë të shkoj në varreza pasi nuk ndihet mirë, kjo sepse prindërit e tij kanë qenë pasagjerë.
Tani shtoi se vetëm ai mundi t’i mbijetonte aksidentit fatal, ndërsa e kujtoi ngjarjen e vitit 2013, si ngjarjen më tragjike të jetës së tij.
Aktori u shpreh se ai ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, në momentin që një mjet i tonazhit të rëndë, i doli papritmas në korsi dhe më pas u përplasën.