Kompania e fluturimeve low cost paralajmëroi fillimisht udhëtarët për ndërprerje fluturimesh në të gjithë rrjetin e saj.

Më tej, përmes një deklaratë pasuese linja ajrore deklaroi se këto ndërprerje kanë filluar të materializohen dhe shkaku sipas saj është një problem që vjen nga palë të treta.

Linja ajrore këshillon që kushdo që udhëton sot duhet të kontrollojë aplikacionin Ryanair për përditësime në fluturimin e tyre, me qëllim që të informohen nëse udhëtimi i tyre do të kryhet apo është anulluar.

Një krizë e madhe ë shërbimeve dixhitale, që mendohet se ka ardhur si pasojë e problemeve me serverat e Microsoft, ka krijuar ndërprerje të shërbimeve publike kudo në botë. Raportimet e mediave ndërkombëtare tregojnë se përmasat e kolapsit kibernetik po zgjerohen me shpejtësi duke prekur gjithë botën, ndërkohë që Microsoft deklaroi se po punon për të zgjidhur problemin