Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh kanë bllokuar thuajse plotësisht autostradën Tiranë-Elbasan.

Këtë pasdite, makinat janë bllokuar thuajse përgjatë gjithë autostradës, në hyrje të saj e deri te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Trafik i rënduar raportohet edhe në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Mengël, për shkak edhe të punimeve që po kryhen në këtë aks.

Fluksi i madh i qytetarëve që zgjedhin të udhëtojnë për festat e fundvitit ka sjellë kaos në trafik në disa akse të vendit. Moti i keq dhe problemet me infrastukturën në rrugë e kanë bërë edhe më të vështirë situatën. /gazetajone