Autoritetet greke në portin e Pireut kanë sekuestruar mëngjesin e kësaj të enjteje 250 kg kokainë, të fshehur në një kontejner me karkaleca deti.
Mediat helene raportojnë se kontejneri që kishte ardhur nga Amerika Latine kishte për destinacion final Shqipërinë, ku do të bëhej shpërndarja e lëndës narkotike.
Deri më tani sipas Newsbomb.gr për rastin në fjalë është arrestuar një shqiptar, i cili ishte në arrati që nga viti 2017 dhe akuzohej për prodhimin e pilulave kaptagon, të njohura edhe si droga xhihadiste.
Ndërkohë, burime policore për Protothema konfirmojnë se operacioni po vijon për gjetjen e 100 kilogramëve të tjerë kokainë.