Pas konfliktit të djeshëm mes Xhenit dhe Edës, debatet kanë vazhduar edhe sot në “Për’puthen”. Xheni mungonte në studio, por Eda e ka vazhduar deklaratën që nisi dje duke u shprehur se di shumë për Xhenin. Madje sipas saj fakti që Xheni mungonte, i përforcon ato që ajo ka thënë. Pas kësaj, opinionistja Neda Balluku i vuri në dukje Edës se ajo po ofendon një vajzë tjetër duke u shprehur se po tregon “standart të ulët”.
Pikërisht kjo fjalë nuk i pëlqeu Edës, e cila iu kthye ashpër opinionistes: “Kush je ti që më bën mua gjykimin e standartit?”
Debati:
Eda: Unë me atë kam gjëra personale nga jashtë dhe fakti që ajo sot këtu mungon do të thotë që i përforcon ato që kam thënë unë
Neda: O Eda kush je ti polici i moralit?
Eda: Jo nuk jam, por në momentin që ajo më drejtohet mua me idiote, injorante, nuk e pranoj. Ajo e di shumë mirë çfarë di unë për atë.
Neda: Dua të të them diçka ty Eda. Unë mendoj që ty si vajzë kur të thuhet ‘bletë punëtore që shkon lule më lule’ dhe ti nuk ofendohesh do të thotë që ti je e para që i shan vajzat e tjera në këtë formë. Dhe kjo shpjegon të gjithë standartin e ulët që ti ke personalisht për tu mbrojtur dhe të gjithë standartin e ulët që ti ke për t’i folur të tjerëve.