Doganierët e Dax në Francë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh të cilëve u është gjetur një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.
Doganierët kanë ndaluar mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën “A63”, ku ata janë shprehur se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës.
Për shkak të dyshimeve, mjeti i tyre është kontrolluar me qen nuhatës dhe pikërisht me ndihmën e tij, në bagazhin e makinës është gjetur një pjesë metalike e cila ishte prerë.
Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro “cash”, të prerjeve 20 dhe 50. Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne.