
Këngëtari i njohur, Altin Shira ka marrë sot ftesë zyrtare për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 2”. Teksa ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në “Top Channel”, ai u përball me ftesën e papritur për tu bërë pjesë e BBV2.
Këngëtari qeshi dhe mendoi se ishte një shaka, por më pas u sqarua nga moderatorët.
“Përtej shakasë është ftesë serioze, i kemi marrë të gjitha akreditimet. Ftesa është zyrtare”, u shpreh Ervin Kurti.
“Ishte një ftesë e papritur, por duhet ta mendojmë. Jam 50 me 50”, u përgjigj Altin Shira.