Sipas MeteoAlb, vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten thuajse kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C. Era do të mbetet sërish deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 2 ballë.