Blogerja Sara Hoxha ka marrë vëmendjen e të gjithëve nga spektakli i “Dancing with the Stars”. Por të gjithë kanë qenë kuriozë të dinin se ç’mendonte partneri i saj, reperi Ledri Vula lidhur me performancat e saj. Kësaj herë të gjithë fansave të dyshes u është shuar kurioziteti sepse gjatë xhirimeve të javës është shfaqur edhe Ledri.
“Sa herë kërcen Sara duket sikur kërcen kombëtarja. Këshillë për Luixhinon? Ej, kujdes me ato duar vëllaçko,“-shtoi reperi me shaka duke shkaktuar të qeshura.
Ledri dhe Sara Hoxha janë bashkë prej vitesh dhe janë prindër të një vajze 2-vjeçare të quajtur, Poem Vula.