
Mediat greke kanë publikuar fotot e dy pilotëve që humbën jetën nga rrëzimi i avionit zjarrfikës në jug të ishullit Eubea në Greqi.
34-vjeçari Christos Moulas dhe 27-vjeçari Periklis Stafanidis humbën jetën në detyrë teksa po pilotonin avionin zjarrfikës në përpjekje për të shuar flakët e zjarrit.
Bëhet e ditur se 34-vjeçari, kapiteni i fluturimit, ishte i martuar. Fatkeqësisht nuk do të gëzojë atësinë pasi bashkëshortja e tij është 3-muajshe shtatzënë.
Avioni i modelit “Kanadair” ra gjatë përpjekjeve për të shuar flakët në vatrën e shpërthyer prej ditësh në jug të ishullit Eubea, pasi goditi një pemë.
Tragjedia që ndodhi rreth orës 15:00 sipas orës lokale, tregon vështirësitë me të cilat po përballen ekipet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll qindra vatra zjarri në gjithë Greqinë.