
Dyshja Luiz-Kiara janë përfshirë sot në diskutime, pasi moderatorja ka dyshimet e saj në lidhje me këngëtarin.
Pasi ky i fundit, është shprehur se po luan me banorët dhe do të krijojë situatë e debate mes tyre, moderatorja shprehet se nuk i pëlqejnë startegjitë që ai zgjedh për të luajtur, duke përmendur skenën e një dite më parë, ku këngëtari përfshiu dhe Armaldon, i cili gjatë sfidës së rezistencës u detyruar të urinonte në prani të banorëve të tjerë.
Këngëtari i ka pohuar moderatores se ai nuk e ka bërë atë veprim por i kërkon që të mbajë lojën e tij dhe të mos e zbulojë tek të tjerët, por kjo sipas moderatores nuk është veprimi i duhur.
Kështu për shkak të dyhsimeve dhë menyrën se si po luan këngëtari Kiara i ka kërkuar që të mos e gënjejë sërish në asnjë rast.
“Frika ime më e madhe është që ti të më gënjesh”, i ka thënë Kiara këngëtarit.