Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në qendrën e vëmendjes së mediave rozë, si për raportin e tij me moderatoren Kiara Tito, ashtu edhe për ngjarjen e fundit që po qarkullon në rrjet në lidhje me sëmundjen e tij.
Pas debateve të shumta dhe deklaratave të moderatores Kiara Tito për këngëtarin Luiz Ejlli, ku i fundit ka vendosur që ta shohë Kiarën si konkurrente brenda shtëpisë së “BBV”.
Ai shprehet se pas së shtunës ku njëri prej të nominuarve do të lërë shtëpinë e “BBV”, do ta shohë Kiarën si konkurrente dhe do të respektojë dëshirën e saj për të mos i folur.
“Nëse kalon e shtuna, unë Kiarën do e shoh si konkurrente, si një vajzë që rrin në qejf të saj, as nuk do t’i flas as do e shoh meqë kjo është dëshira e saj”, është shprehur Luizi në një bisedë me banoren e re Nitën