Kirurgu estetik Panajot Papa ka qenë i ftuar në “Wake Up”, i cili ka folur për ndërhyrjet estetike në Shqipëri. A janë shtuar meshkujt që bëjnë më shumë ndërhyrje kirurgjikale dhe a pendohen më vonë?
Ai tregoi një rast që i ka ndodhur vërtetë, pavarësisht se kur e tregon duket si një barsoletë. Një rast që i ka bërë përshtypje është i një burri i cili kërkoi që të zmadhonte organin gjenital. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por pas një viti, erdhën sërish në klinikë dhe gruaja i kërkon doktorit që ta ndihmojë burrin të rikthehet ashtu siç ka qenë, pasi kishin probleme gjatë raportit seksual etj. Sipas doktorit rikthimi në gjendjen e mëparshme të burrit ishte e pamundur.
Panajot Papa: Kemi një rast konkret që duket si barsoletë, por është reale, ku erdhën burrë e grua dhe partneri bëri një operacion. Erdhi me një letër nga psikiatri që të bëhej operacioni, pasi pacienti është në rregull. Pas një viti bashkëshortja e solli përdore burrin dhe tha ju lutem ma ktheni burrin në gjendjen e mëparshme.
Neada Muçaj: Pse çfarë nuk shkonte?
Panajot Papa: Kishin dhimbje gjatë raporteve dhe faktikisht nuk u kthye në gjendjen e mëparshme, ky është problemi. Aty është vendosur proteza dhe njëkohësisht i është bërë një prerje e një muskuli që mund të japë në pjesën automike një zmadhim prej 4 centrimetra. Automatiksht është shumë e vështirë ta rindërtosh këtë lloj legamenti. Në momentin që i është bërë vizita dhe i është bërë trajtimi, është shumë e rëndësishme që pacienti të mendojë mirë se çfarë është duke bërë, të marrë informacionin e duhur. Në momentin që e ka marrë informacionin dhe deri diku është e nevojshme dhe jo detyrimisht estetike, automatikisht mund të bëhet korrigjimi. Shpesh herë nuk ka një kthim mbrapa. Të bëhet një korrigjim duke prerë lëkurën dhe shumica e rasteve në operacion në vetëvete krijon një ind fibrotik brenda në trup dhe nuk është se ka një kthim mbrapa.