Ora News ka siguruar dosjen e dëshmisë së plotë të 31-vjeçarit Habib Rexha, autori i vrasjes për hakmarrje të 48-vje Arian Gosa në Kavajë të dielën e kaluar 21 Maj.
Në dëshminë e tij para prokurorit dhe OPGJ-së, të siguruar nga Ora News, ai deklaron se një muaj nga vrasja e të vëllait ai së bashku më familjen e tij janë nisur për në Itali. Familjaret e tij janë kthyer me datën 1 maj e ndërsa ai vete me datën 5 maj.
Habib Rexha: Dua të ju them se shtetasi i ndjerë Arian Gosa ka hapur fjale ne Kavajë dhe në Lagjen ku banojmë ne se “do t’i vras malokët, nuk ju lë vend këtu”.
Ai ka treguar se nga fjalët e Arian Goses është ndjerë i frikësuar.
Habib Rexha: Jam ndjerë i frikësuar dhe në ankth që ndonjë nga familjarët e mi mund të pësonte fatin e Altin Rexhës. Kam shkuar në Kukës dhe në kufi kam marrë kontakt me një shtetas Kosovar për te cilit nuk e di dhe i kam kërkuar që të më gjeje një armë zjarri dhe ai më ka siguruar një pistoletë te llojit TT te cilën ia bleva 200 euro. Në datë 21.05.2023 pasi kam ndenjur deri ne ora 16.00-17.00 tek puna e vëllait Artur Rexha kam marrë makinën time të markës Volswagen lloji Tuareg, me ngjyrë gri, me targa “AA488MC” dhe kam shkuar tek lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë pistoletën e kisha me vete në xhaketë të maskuar dhe e kisha të mbushur. Kam dalë nga makina dhe kam shkuar tek shkallët e lokalit të shtetasit S. O ku kam vënë re që ndodhej shtetasi Arian Gosa i shoqëruar me një person tjetër të cilin nuk e njihja. Menjëhere më lindi ideja për ta vrarë, kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar me një plumb në kokë dhe jam larguar me vrap në drejtim të makinës e cila ishte rreth 200-300 m larg vendit të pas me makinën time kam ikur në drejtim të qytetit të Durrësit, kam lënë makinën në zonën e Plazhit, mbaj mend që afër ishte një karburant “Gega Oil” në krahun e djathtë, dhe pasi lashë makinën, kam ikur në këmbë deri tek një vend tek “Pista Liria” ku janë ca gurë dhe aty kam hedhur pistoletën në det.
Më pas kam ikur për në Kukës me autobusë të linjave, kam qëndruar deri ditën e sotme dhe vendosa që të vija të dorëzohem. Kam ardhur te shtëpia e vëllait Artur Rexha, kam ndërruar rrobat, kemi njoftuar shefin e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe jam dorëzuar te ai dhe punonjësit e policisë. Dua të ju them se kurrë nuk kam pasur ndër mend të vras shtetasin Arian Gosa, kemi pritur për tu pajtuar por meqënëse ai kishte përhapur fjalët që ju thash më sipër dhe në dy rastet që u përballëm rastësisht, më kërcënoi, mendova se ai do me vrasë ose mua ose vëllezërit e mi siç bëri vëllai i tij ndaj Altinit, kështu që për këtë arsye e vrava unë. Tashmë jam shumë i penduar por e bëra nga frika se mos humbja familjarët e tjerë.
Po ashtu Habib Rexha ka dhënë deklarime edhe për prezencën e shokut te tij në krim Ervis Kurti
Habib Rexha: Dua të ju them se atë ditë para se të vija në Kavajë mua me sheh një shok rastësisht në Luz të Madh i cili quhet Ervis Kurti dhe më ka pyetur se nga po shkon dhe i thash qe “po dal një xhiro për qejf në Kavajë, a do vish për kafe dhe po munde merr dhe makinën pasi ti e di që skam patentë e mos na ndaloj kot policia”. E ka marr makinën Ervisi dhe unë kam qenë pasagjer. Kemi hy në Kavaje dhe i kam thënë Ervisit parkoje makinën se do shkoj të blej ca libra tek një kancelari e cila është përballë me lokalin ku ndodhi ngjarja. Kam hy në kancelari kam blerë librat parashkollorë dhe kur kam dalë nga kancelaria kam vënë re shtetasin Arian Gosa në një lokal përballë. Kam shkuar tek lokali dhe ndodhi ngjarja që ju sqarova më sipër. Shoku im nuk ka qënë në dijeni të veprimeve që kam bërë, madje un u ktheva më pyeti që cfarë pate që po të merret fryma dhe i thash asgjë po hajde ikim ta pimë kafen në Durrës.