
3 javë më parë këngëtarët Elgit Doda, Donald dhe Romeo Veshaj kanë realizuar një videoklip në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arit mesjetar por edhe në ambientet e muzeut “Gjon Mili”, klip i cili ka shkaktuar reagime të forta si nga përfaqësues të kishës ortodokse por edhe nga qytetarët korçarë.
Esmerald Xhafa me profesion avokat ka depozituar sot në prokurorinë e Korçës kallzim kundrejt Ministrisë së kulturës, drejtorisë së Muzeut kombëtar të Artit mesjetar dhe drejtorit të Gjon Milit.
Nga ana tjetër drejtuesja e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar Fjoralba Prifti është shprehur se i gjithë klipi është realizuar duke plotësuar kushtet e duhura sigurisht duke u pajisur edhe me lejën e duhur nga Ministria.
Ditën e djeshme edhe Miron Çako përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit pranë Kryepiskopatës KOASHI-t Tiranë ka reaguar në rrejtet sociale duke e konsideruar të pamoralshme realizimin e këtij klipi në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.