Gazetarja Klodiana Lala shkruan se Pal Kola kishte shumë pak javë që kishte nisur punë pranë Top Channel. Në një status në rrjetet sociale, Lala thotë se ai u vra padrejtësisht nga disa kriminelë që nuk njohin limite.

“Pal Kola punonte prane godines se Televizionit Top Channel, si roje sigurie. Ishte me gjase i lumtur qe kishte gjetur nje pune, sepse po i afrohej pensionit. Por kriminelet e qelluan me nje plumb aty ne vendin e punes duke i marre jeten. Me nje plumb. Kriminele qe leviznin me makine luksi. Pali mbeti i vrare. Kriminelet si ngahera pasi bene nje tjeter akt terrorist duke derdhur bresheri kallashnikovi ndaj TV Kombetar me te madh ne vend u larguan te qete. E shkrumbuan makinen dhe brenda saj lane dy arme, si per te thene qe ne nuk njohim limite.
Kriminele qe vrane nje burre te pafajshem. Kriminele qe preken lirine e fjales.
Ndaj eshte urgjente zbardhja e kesaj ngjarje. Urgjente.”-
shkruan Lala.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende