
Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pas kapjes me 1.050 gramë kokainë, sasia e së cilës mund të arrinte një vlerë tregu deri në 270 mijë euro.
Të ndaluarit janë Klajdi Serjani, 24 vjeç, dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç. Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i një hetimi 6-mujor nga autoritetet, që përfshinte ndjekje dhe përgjime. Policia i ndaloi të dy mbrëmjen e 8 dhjetorit, teksa udhëtonin me një makinë luksoze në rrugën “Kastriotët”.
Klajdi Serjani është i lidhur me emra të njohur të botës së krimit. Ai është nipi i Pajtim Serjanit, i cili ka qenë më parë i dënuar për gjobëvënie dhe njihet për lidhjet me figura si Emiljano Shullazi. Pajtim Serjani kishte shpëtuar një atentat në vitin 2015.