Gazetari i kronikës Sokol Bregu, i ftuar në emisionin Open në News 24 të moderatores Eni Vasili, komentoi ngjarjen tepër të rëndë në Shkodër, ku nëna dyshohet se bashkë me fëmijët është vetëmbytur në lumin Bunë.

Bregu thekson se konfliktet mes bashkëshorteve po i paguajnë fëmijët, gjë që është e pafalshme. Ai tha se e gjithë ngjarja është dramë e madhe, nga e cila jemi prekur të gjithë.

Sokol Bregu: Ne nuk e dimë nëse fëmijët kanë ndjekur nënën apo nëna mund të ketë shkaktuar edhe mbytjen e fëmijëve. Mjekësia ligjore duhet të zbardhë gjithçka. Kjo është një dramë e madhe. Konflikti mes çiftit ishte tradhti bashkëshortore. Pak rëndësi ka nëse ishte dhunë fizike apo jo, sepse dhuna psikologjike është e rëndë. Dhuna psikologjike është akoma më e rëndë, që detyron një grua të shkojë në vetëvrasje.

Mjekët ligjore kanë nxjerrë përfundimet dhe nuk ka qenë dikush person tjetër që mund t’i ketë shtyrë. Buna është lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri. Besoj se sot gjithë komuniteti është i prekur. Konfliktet bashkëshortore po i paguajnë fëmijët, që janë të pafajshëm.