Ish-deputeti Tom Doshi ka nisur një betejë ligjore me dy vëllezërit Molla. Doshi, ish-deputeti i Partisë SocialDemokrate ka paditur dy vëllezërit Molla pasi i akuzon se kanë kanosur për motive pronësie. Lajmi është bërë me dije me anë të një njoftimi për shtyp nga vetë Policia e Shkodrës.

“Në vijim të veprimeve hetimore për konfliktin e ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, shtetasi T. D., 58 vjeç, ka kallëzuar se dy vëllezërit e kanë kanosur për motive pronësie,”– informoi sot policia e Shkodrës.

Kallëzimi i Doshit vjen pas atij të bërë nga një prej vëllezërve Molla. Raportohet se konflikti mes Doshit dhe dy vëllezërve L. dhe Prek Molla, 65 dhe 58 vjeç, për një çështje prone. Ka qenë vetë Prek Molla që ka denoncuar në policinë e Velipojës për konfliktin me Tom Doshin.

Madje pretendon se ka pësuar edhe dëmtime të lehta fizike, për shkak të një konflikti që vazhdon prej vitesh. Bëhet fjalë për një pronë në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku të dyja palët kanë pretendime për pronësinë.

Pretendimet e pronësisë nga të dyja palët kanë nisur që në vitin 2019.