Tema e sotme në “Për’puthen” kanë qenë tatuazhet.
Çdo gjë nisi me rrëfimin e njërit prej konkurrentëve i cili tregoi gjatë takimit se kishte bërë tatuazh këngëtaren e njohur, Dafina Zeqirin.
Emri i konkurrentit është Kristi dhe këtë gjë ai ia tregoi Alesjas, vajzës me të cilën ndodhej në takim. Në studio ai tha që nuk e ka përmendur si detaj pasi shumë njerëz e kanë gjykuar për veprimin që ka bërë. Nga ana tjetër vajzat e “Për’puthen” nuk e kishin edhe aq problem.
Gjatë bisedës Arjani tha me shaka që vetëm të dashurat mos t’i bëjnë tatuazh. Në atë moment Bora pyet Arjanin nëse ai ka tatuazh, por Arjani u përgjigj “jo” duke qeshur.
Të njëjtën pyetje i ka bërë edhe Laureta Borës, e cila u përgjigj:.
“Po kam. Unë i kam të gjitha me kuptim. Nuk paragjykoj asnjë si i bën tatuazhet, mund të pëlqejnë edhe gjëra të veçanta, të bukura thjesht për t’i patur në trupin e tyre pa patur ndonjë kuptim të veçantë, por unë gjithmonë zgjedh që tatuazhet e mia t’i kem të vogla por me kuptim shumë të madh.”
Mikela: A ke ndonjë tatuazh për Arborin (djali i Bora Zemanit)?
Bora Zemani tregon tatuazhin afër kyçit të dorës dhe thotë: “Dy flokë bore”.