Nuk mbarojnë telashet më drejtësinë për biznesmenin me origjinë shqiptare Gezim Sallaku.

Kështu,shkruan Corriere Della Sera në lidhje me sipërmarrësin, ish-pronarin e klubit të futbollit “ Darfo”.

Sipas medias italiane policia Financiare e Breshias ka kryer masën e parandalimit personal të mbikëqyrjes së posaçme të sigurisë publike me detyrim qëndrimi në komunën e vendbanimit, si dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme deri në shumën mbi 5.8 milionë euro

Sallaku konsiderohet se person me rrezikshmëri të lartë nga drejtësia italiane, pasi ka precedentë të mëparshëm penalë.

Sekuestrimi u urdhërua pas hetimeve komplekse të natyrës ekonomike, pronësore dhe të të ardhurave, të cilat zbuluan një disproporcion te konsiderueshëm midis standardit të jetesës së tij dhe të ardhurave të deklaruara nga i njëjti në organet tatimore.

Sipas të njëjtës media nën sekuestro është vënë edhe një vilë në Sale Marasino dhe një hotel si dhe para dhe sende me vlerë.

Në vitin 2015, Sallaku ai u arrestua dhe pak muaj më parë u shpall i pafajshëm në Mantova nga akuza e pastrimit dhe marrjes së mallrave të vjedhura. Por ky nuk është i vetmi procedim i hapur ndaj tij.