Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar se çfarë përfshin ndryshimi i kodit penal, ku foli për risinë “konspiracion për korrupsion”.
Hoxha tha se do të ketë nen për ‘ndikim në pavarësinë e gjykatës’, ku publikimi i komenteve që kanë ndikim do të jetë me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.
Hoxha: Aty flitet për konspiracion për korrupsion, kushdo që bën një plan për të korruptuar, individë që angazhohen. Një nga veprat e reja që i takojnë gjyqësorit do të jetë e dënueshme çdolloj komenti lëvizjeje që synon të impaktojë gjykatën, përpara se ata të japin një vendim, është kthyer në kohën e Vettingut mes njerëzve më të sulmuar, për shkak të marzhit të korrupsionit. Një ndërhyrje e tërthortë, në Kodin Penal, do të ketë nen për ndikim në pavarësinë e gjykatës, publikimi i komenteve të ushtrohet ndikim, shtrembërim i provave me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.
Hazizaj: Ne vuajmë nga copy pastet e vendeve fqinje, kodi penal i jonë ishte me 300 dispozita, tani është me 900, i afrohet, atij italian, duhet ulur në traditën shqiptare në pikëoamje që shtjellon, jo çdo sens i parë në draft penal shkon në shoqërinë shqiptare.