Tetë persona kanë vdekur pasi kishin pirë alkool të bërë vetë në qytetin iranian të Bandar Abbas, thonë mediet lokale.
51 persona të tjerë po marrin trajtim në spital pasi janë helmuar nga alkooli, tha në një konferencë shtypi zyrtari lokal shëndetësor Dr Fatemeh Nowruzian.
17 prej tyre ishin në gjendje kritike në terapi intensive, ndërsa 30 ishin në dializë, shtoi ai. Policia tha se kishte arrestuar tetë persona të dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit.
Prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është rreptësisht i ndaluar në Republikën Islamike, me përjashtime vetëm për pakica të caktuara fetare. Dënimi për konsumimin e alkoolit nga myslimani është 80 rrahje me kamxhik.
Zyrtarët në Bandar Abbas nuk e identifikuan substancën toksike që ishte në alkoolin e bërë vetë, por vitet e fundit qindra iranianë kanë vdekur pasi kanë pirë pije që përmbajnë nivele vdekjeprurëse të metanolit, shkruan BBC.
Metanoli përdoret zakonisht për të prodhuar antifrizë dhe lëndë djegëse, por ndonjëherë shtohet në pije alkoolike të prodhuara ilegalisht për të rritur përmbajtjen e alkoolit. Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, mund të shkaktojë verbëri ose vdekje.