
Një 41 vjeçare nga fshati Pojan i bashkisë së Maliqit ka denoncuar në komisariatin e policisë largimin e vajzës së saj.
Sipas nënës, vajza e saj e mitur është larguar drejt kryeqytetit me një person me emrin “Nevruz”. 16-vjeçarja është larguar nga banesa pa lejen e nënës së saj, ndaj e për këtë policia ka kërkuar edhe ndihmën e komisariatit numër 4 në Tiranë për gjetjen e të miturës.
Policia e kryeqytetit dhe e Maliqit janë vënë në lëvizje për gjetjen e 16-vjeçares.