
Artisti i mirënjohur Gena do jetë këngëtar në spektaklin më të ri të TV Klan, “Zemër Luana”. Mirëpo bashkëshortja e tij i bëri një kamera të fshehtë teksa Gena ishte duke bërë prova për performancat e tij pak para nisjes së spektaklit.
Krah tij ishin balerinat e programit të cilat në koreografinë për këngëtarin vendosën të bënin disa prekje më shumë seç duhej për të vendosur në siklet partneren. Ajo e dinte situatën, por duhet të bëhej xheloze, pasi një nga balerinat i shkon pas Genës dhe i thotë që e pëlqen shumë, di çdo këngë te tij e dëshironte t’i jepte një puthje.
Situata agravoi me xhelozinë e Lorit, teksa Gena mbeti i habitur nga reagimi i partneres.