Policia njoftoi për një makinë të djegur pak orë pas mesnatës, në të gdhirë të ditës së sotme në zonën e Alliasit në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një djegie me qëllim të automjetit, i cili mësohet se është në pronësi të personazhit të njohur të TikTok-ut, Kozak Braçit.

Më herët, ishte vetë pronari që njoftoi djegien e makinës duke theksuar se nëse policia nuk gjen autorin do ta gjente ai vetë.

Kozak Braçi është një personazh që është bërë milioner prej videove në TikTok, në të cilat shpesh shihet se shkakton konflikt me personazhe të tjerë të ngjashëm.

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /vizionplus.tv