Efektivët e Policisë së Shtetit e nxorën forcërisht nga banesa që do t’i shembet, një burrë humb ndjenjat tek “5 maji”.
Siç duket edhe nga pamjet, burri ka rënë në tokë duke u shtrirë në trotuar, ndërsa pranë me vrap i shkon bashkëshortja, e cila mundohet që ta përmendë.
Por edhe kjo e fundit ishte nxjerrë vetëm para disa sekondash forcërisht nga kati i dytë i shtëpisë së saj.
Deri më tani nuk ka detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.