Kristian Boçi është aksidentuar bashkë me dy fëmijët e tij të mitur. Boçi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë përfundoi anash rrugës.
Reth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë automjeti ku ndodhej Boçi bashkë me dy fëmijët u përfshi në një aksident.
Boçi dhe dy fëmijët e tij janë dërguar me urgjencë me autoambulancën e Lushnjës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të treve është stabël.