Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përballur me një incident. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat me Serbinë, Kurti është goditur ditën e sotme me qershi nga Partia Socialdemokrate.
“Rrens” dëgjohet të thonë një nga autorët.
Ka qenë kryetari i Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ai që ka publikuar edhe momentin kur Kurti është qëlluar me qershi.
Postimi në Facebook:
Sapo ia kthyem Kurtit qershitë e tij. Ato janë vetëm për të. Pasojat le t’i merr për vete.
Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive.
Ky është vetëm fillimi i organizimit e mobilizimit kundër dialogut që ka si nënshtrat Asociacionin. Segregimi etnik është i pajetueshëm dhe i papranueshëm.