Duke filluar nga dita e Diel (por edhe java në vijim) moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por njëkohësisht me rënie të temperaturave të cilat do të prekin vlerat negative në një pjesë të madhe të vendit.
Vlen për tu theksuar gjithashtu se për këtë fundjavë parashikohet edhe erë tepër intensive me shpejtësi mesatare 1-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me rrahje arrin deri në 15-20m/s.