Temperaturat e larta kërkojnë vëmendje të veçantë për ruajtjen e barnave, për të shmangur rreziqet shëndetësore dhe humbjen e efikasitetit.
Disa rregulla për verën: mos i ekspozoni ilaçet në temperatura të larta, kujdes nga dielli; kur udhëtoni me avion, mbajini ilaçet në çantë.
“Ka pak vetëdije për faktin se barnat në temperatura të larta mund të dëmtohen, të skadojnë më shpejt, të humbasin efektivitetin ose të shkaktojnë efekte anësore”, vëren Roberto Tobia, sekretar i Federfarma.
“Nga ana tjetër vera dhe udhëtimet që bëhen përgjithësisht në muajt e nxehtë, kërkojnë më shumë vëmendje. Nëse shkoni në pushime me një paketë barnash, temperatura e ruajtjes nuk duhet të kalojë 25 gradë”. Ilaçet për epilepsinë, antikoagulantët, antihipertensivë dhe ato për diabetin, si insulinat, të cilat mbahen në frigorifer janë më të prirur për t’u prishur.
Për këtë arsye, është një rregull i rëndësishëm që të mos i mbani kurrë në çantë në plazh ose t’i lini në makinë në diell, por t’i mbani në shtëpi ose në hotel, me temperatura më të pranueshme. Megjithatë, do të ishte e këshillueshme, përpara se t’i gëlltisni, të vlerësohej se nuk ka pasur një ndryshim në ngjyrë ose konsistencë.