Kujtim Gjuzi, ish-deputet dhe kreu i Partisë Konservatore është paraqitur në SPAK paraditen e së hënës.
Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Gjuzi refuzoi të tregonte se për çfarë ishte thirrur, por theksoi se më rëndësi është që shteti i së drejtës funksionon.
“Nuk mund të flas për çfarë u thirra. Kam pritur 2700 njerëz kur isha deputet. E rëndësishme është që shteti i së drejtës funksionon”, u shpreh Gjuzi.
Gjuzi u bë pjesë e Kuvendit në vitin 2019 pasi Partia Demokratike dogji mandatet.